Surdulli: Po e kthejmë dinjitetin dhe besimin në institucione

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim madhështor në Karaqevë të Kamenicës, ku qytetarët nga shumë lokalitete të komunës shfaqën përkrahje të madhe për kandidatin e LDK-së për kryetar, Dr. Shaip Surdulli.

Në këtë ngjarje, ku morën pjesë edhe Nënkryetari i LDK-së, z. Lutfi Haziri, dhe Kryetarja e Forumit të Gruas në Degën e Gjilanit, znj. Valentina Bunjaku-Rexhepi, u theksua uniteti dhe fuqia e LDK-së në Anamoravë.

Dr. Surdulli prezantoi programin e tij për katër vitet e ardhshme duke premtuar investime në arsim cilësor, shëndetësi moderne dhe 24-orëshe, infrastrukturë bashkëkohore dhe krijimin e mundësive për rini e gra.

“Ky nuk është vetëm një plan ë është zotim për t’i kthyer Kamenicës dinjitetin, drejtimin dhe besimin në institucione,” tha Surdulli duke theksuar se LDK është parti e vlerave, përgjegjësisë dhe kulturës politike.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që më 12 tetor të votojnë numrin 113, për ta kthyer Kamenicën në duar të sigurta dhe të përkushtuara ndaj qytetarëve. /Kosova.info/

Go to TOP