Vdes afaristi Muharrem Ahmeti, Shahini: Humbje e madhe për botën e biznesit të Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të afaristit të njohur dhe pronarit të kompanisë “Tricom”, Muharrem Ahmeti.

Në një reagim publik, Shahini tha se lajmi për vdekjen e tij është pritur me pikëllim të madh duke e cilësuar Ahmetin si një njeri të ndershëm, punëtor të palodhur dhe biznesmen me vizion që ka lënë gjurmë të forta në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe afaristit të njohur Muharrem Ahmeti, pronar i kompanisë ‘Tricom’. Ai ishte njeri i ndershëm, punëtor i palodhur dhe biznesmen me vizion, që la gjurmë të forta në ekonominë e vendit. Kjo është një humbje e madhe për komunitetin e bizneseve të Kosovës dhe për të gjithë ata që e njohën,” shkroi Shahini.

Ai u shpreh se ndarja e Muharrem Ahmetit nga jeta është një humbje e madhe për komunitetin ekonomik të Kosovës duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

“U prehtë në paqe, miku ynë Muharrem Ahmeti,” përfundoi Shahini. /Kosova.info/


Go to TOP