Komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë: Përkushtimi ndaj qytetarëve nuk ndalet as ditën, as natën
Komandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Male Gashi, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka vlerësuar angazhimin e zjarrfikësve gjatë ditës dhe natës, shkruan Kosova.info.
“Sot, gjatë ditës dhe në orët e vona të natës, zjarrfikësit e BPZ-Prishtinë vazhdojnë me përkushtim punën për t’i ofruar siguri qytetarëve. Kjo është dëshmia më e mirë se përkushtimi ndaj jetës dhe sigurisë së qytetarëve nuk ndalet kurrë, pavarësisht orës apo kushteve atmosferike sezonale”, ka shkruar Gashi.
Ai ka përgëzuar kolegët e tij për punën dhe angazhimin e pandalshëm: “Ju lumtë kolegë”. /Kosova.info/
