Totaj: Hajrulla Çeku s’ka pasur guxim të garojë në Prizren
Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati i PDK-së për një mandat tjetër, Shaqir Totaj, ka pasur një kritikë për Hajrulla Çekun, i cili garon për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Totaj tha se Çeku nuk ka guxuar të garojë në Prizren pasi e ka ditur se aty e kishte të humbur garën.
“E kam thënë dhe vazhdoj me qëndru, se për shkak se e ka ditur se e ka të humbur garën, ai ka zgjedhur Prishtinën sepse ka menduar që atje ka më shumë gjasa.
Por siç po shihet, as në Prishtinë nuk do ta ketë lehtë, sepse po i ikë prej debateve, njëherë kërkon debat, pastaj nuk vjen në debat. Mendoj se kjo është një logjikë e tillë sepse në Vetëvendosje nuk vendosin vetë”, tha Totaj.
