Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 53 raste brenda një jave
Gjatë periudhës 19 – 26 shtator 2025, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV) në nivel të Kosovës ka trajtuar gjithsej 53 raste të reja. Shumica e rasteve të paraqitura kanë qenë të lidhura me dhunën në familje, por janë evidentuar edhe raste të tjera të rënda, shkruan Kosova.info.
Sipas të dhënave zyrtare, brenda kësaj periudhe janë regjistruar:
- 48 raste të dhunës në familje
- 1 rast i vrasjes në tentativë
- 1 rast i vrasjes
- 2 raste të tentim dhunimit
- 1 rast i shkeljes së Urdhrit të Mbrojtjes (KUM)
Në këtë periudhë janë parashtruar gjithashtu:
- 10 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (KUM) në Gjykatë
- 11 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME)
- 1 kërkesë për vazhdim të Urdhrit të Mbrojtjes nga pala
Nga veprimet procedurale janë shënuar:
- 21 aktvendime të aprovuara
- 80 seanca gjyqësore
- 18 seanca në Prokurori
- 88 këshilla juridike
- 17 aktgjykime dënuese
Përveç kësaj, janë paraqitur:
- 3 kërkesa për kompensim nga fondi për viktima
- 2 raste të përfaqësimit në polici
- 1 rast i përfaqësimit në strehimore
- 6 raste të referimit në organizata joqeveritare (ANJF)/Kosova.info/
