“Një nga personat që më ka sulmuar, mungoi në seancë sepse ishte në Qabe” – Flet kryeinspektori Fazliu
Kryeinspektori i Punës, Nexhat Fazliu që ishte sulmuar në prill të vitit 2020 për shkak të një gjobe që Kryeinspektorati kishte caktuar ndaj një biznesi në komunën e Mitrovicës, duhej të paraqitej sot në seancë, por edhe kjo, për të disatën herë ka dështuar.
“Seancat kanë dështuar, cdo herë ka munguar një person, një person. Një herë në njërën prej herave, në vitin 2022, një nga të akuzuarit nuk është përgjigjur, sipas informative që kam pasë, ka qenë ilegalisht në shtetet e Evropës. Në atë seancë, gjyqtarja ka lëshuar flet-arrest ndërkombëtar, por me sa e di, ai flet-arrest kurrrë nuk është futur në sistem dhe ai person është kthyer në Kosovë.
Është mbajtur një seancë, më pas ka munguar shytësi me një të akuzuar. Kanë munguar sepse kanë shkuar në Qabe. Gjykata jonë prapë e ka shtyrë seancën dhe që nga ajo kohë, gati dy vite nuk është mbajtur gati asnjë seancë”, ka rrëfyer Fazliu sot në T7.
Çka kishte ndodhur në vitin 2020, shkurt, sipas vetë z.Fazliu?
‘Gjatë vitit 2020, inspektorët e punës, kanë inspektuar një subjekt, ku gjatë inspektimeve kishin shqiptuar një gjobë një biznesi, ku pas shqiptimit të gjobës, punëtorët e Mentor Beqirit, më kishin sulmuar. Prokuroria ka ngritur aktakuzë për veprën ‘vrasjë në tentativë’- rrëfen ai.
