BQK lansoi platformën për krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka lansuar zyrtarisht Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare, një mjet i ri që synon të rrisë transparencën, gjithëpërfshirjen financiare dhe fuqizimin e qytetarëve në marrjen e vendimeve të informuara, njofton Kosova.info.

Gjatë ceremonisë, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, theksoi se kjo platformë është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të transparencës dhe fuqizimit të konsumatorëve, duke u ofruar qytetarëve mundësinë të krahasojnë produktet dhe shërbimet që u përshtaten më së miri nevojave të tyre.

Platforma përmban të dhëna nga 50 institucione financiare – përfshirë banka, institucione mikrofinanciare, jobankare dhe kompani sigurimesh – dhe mbulon 17 kategori produktesh, 60 nënprodukte dhe 203 ndarje të detajuara, me mbi 10 mijë informacione për krahasim./Kosova.info/


Go to TOP