Tepojza e marrëdhënieve me ShBA, Kica-Xhelili: Vjosa Osmani u bë pjesë e së keqes, qysh neutrale në aleancën me ShBA-në?

Qëndrimi as/as, edhe/edhe, i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit pas shkëputjes për kohë të pacaktuar të Dialogut Strategjik, është “rreshtim në anën e problemit” dhe “në anën e së keqes”, ka thënë Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në një intervistë në “Pressing” të T7.

Kica-Xhelili pa “neutralitet” dhe rrjedhimisht “rreshtim” të Vjosa Osmanit kah Albin Kurti i Vetëvendosjes në tepojzën e marrëdhënieve Kosovë – ShBA, që u komunikua ditëve të fundit nga Ambasada e ShBA-së dhe u rikonfirmua nga Departamenti i Shtetit.

Kica-Xhelili: Nëse ne themi “jemi të shqetësuar që po ndodh” por s’po e themi arsyen se “pse po ndodh” suspendimi i Dialogut Strategjik; atëherë kjo i bjen që Presidentja e vendit në një rol të saj neutralizues së burimit të problemit, po bëhet pjesë e problemit.

Kerquki: Në fakt s’e ka pozicion neutralizues, Presidntja u kujdes me thanë ‘jam më Kurt, se Kurti’…

Kica-Xhelili: Ajo është plotësisht e pamjaftueshme, nëse ti e bën një komunikatë të tillë dhe e injoron plotësisht thelbin e problemit, atëherë ti po rreshtohesh me problemin. Dhe kur bëhesh neutrale ndaj të keqes, bëhesh pjesë e të keqes. Aleanca me u trajtu me kaq neutralitet; çështje të tilla kaq serioze trajtohen me kaq – nuk e di – sikur, kjo gjë i ka ndodh shteteve shumë të zhvilluara, e jo Rusisë e Kinës, Gjeorgjisë e Dodikut. Dhe të themi nuk qenka problematke. Qysh s’qenka problematike çështja e sigurisë me ShBA-në, e energjisë, e investimeve me ShBA-në. Atëherë çka qenka problematike?


Go to TOP