Ahmeti nga Haga: Liria e UÇK-së nuk gjykohet
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në një protestë të organizuar sot në Sheveningen të Hagës, ku po zhvillohen proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ahmeti deklaroi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike duke theksuar se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.
“Bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet. Lavdi UÇK-së dhe luftëtarëve të saj!”, tha Ahmeti.
Protesta u zhvillua për të shprehur mbështetje ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim dhe për të kërkuar një proces të drejtë gjyqësor në Hagë. /Kosova.info/
