Në shkollën ‘Meto Bajraktari’ përurohet projekti i ‘Podcast’-it

Në shkollën e mesme të ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë u përurua projekti “Shtrirja e zërit për intervista dhe komunikim shkollor, Podcast”, i cili financohet nga Ambasada e Izraelit në Kosovë.

Me këtë rast ambientet e shkollës i vizitoi  ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Ajo u prit nga drejtoresha e shkollës, Kreshnike Ademi, nxënësit dhe stafi arsimor.

Gjatë vizitës, ambasadorja Ziv së bashku me drejtoreshën Ademi, theksuan se ky projekt synon të ofrojë një qasje të re në procesin mësimor, duke u dhënë nxënësve hapësirë për të shprehur idetë e tyre, për të zhvilluar intervista, për të bërë njoftime dhe për të komunikuar drejtpërdrejt me komunitetin shkollor.

Forma interaktive e të nxënit që mundëson ky ‘podcast’ pritet të nxisë zhvillimin e aftësive komunikuese, kritike dhe bashkëpunuese të nxënësve që konsiderohen kompetenca thelbësore për të ardhmen, kanë njoftuar zyrtarët e shkollës “Meto Bajraktari”.

Go to TOP