ATK dhe Shoqata e Kontabilistëve e Auditorëve thellojnë bashkëpunimin për zhvillimin profesional

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK).

Qëllimi i takimit ishte avancimi i praktikave profesionale të punonjësve të ATK-së dhe sigurimi i edukimit të tyre të vazhdueshëm. Hyseni theksoi se partneriteti me SHKÇAK është vendimtar për zhvillimin modern të inspektorëve tatimorë duke u bazuar në ekspertizën e kontabilistëve të certifikuar dhe auditorëve, gjë që forcon kapacitetet profesionale të administratës tatimore.

Përfaqësuesit e Shoqatës shprehën gatishmërinë e tyre për të thelluar bashkëpunimin, ndërsa ATK rikonfirmoi përkushtimin për partneritet me të gjitha palët e interesit, në funksion të një sistemi fiskal më transparent, të drejtë dhe të qëndrueshëm. /Kosova.info/


Go to TOP