Deda – Osmanit, pas insinuatave se gazetarët planfikuan “grusht shteti”: Kosova fillon të duket si Rusia e Bjellorusia
Akuza e insinuata të rënda se gjoja gazetarë vendor janë përfshirë në plane “grusht shteti” me terroristë si Millan Radojçiqi – të lëshuara nga goja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, kanë zgjuar reagim publik.
Ilir Deda, opinionist, këto akuza të Osmanit, i quajti të ngjashme me çka ndodh në Federatë Ruse dhe Bjellorusi.
Postimi i Dedës:
Grushtetin zakonisht e bën ushtria.
A ka qenë FSK pjesë e “planit për grushtshtet”?
Nëse ka qenë, atëherë a janë arrestu pjesëtarët e FSK-së për pjesëmarrje në plan të grushtshtetit?
Nëse nuk ka qenë, atëherë nuk ka pasë plane për grushtshtet.
Kur kyqet direkt edhe Presidentja në përhapje të lajmeve të rreme për “armiq të brendshëm” dhe i shndërron në shënjestër “gazetarët me mizë pas veshi” – Kosova fillon e duket si Rusia e Bjellorusia.
Në vendet perëndimore nuk ka as hapësirë e as kulturë politike që lejon kësi lloj budallallëqesh.
Dobët, shumë dobët.
