Halimi: Në Prishtinë hapet “Ulpiana Art Center”-nga bunker i mbyllur në hapësirë arti dhe krijimtarie

Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë së Kulturës ka njoftuar se nesër do të hapet zyrtarisht “Ulpiana Art Center”, një hapësirë e re e dedikuar artit dhe krijimtarisë.

Drejtoresha e Kulturës, Sibel Halimi, tha se ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në jetën kulturore të kryeqytetit, duke e transformuar një bunker të mbyllur të së kaluarës në një qendër të re për art dhe kulturë.

Hapja e “Ulpiana Art Center” do të nisë me ekspozitën “Bleeding Silence” të artistit Vleri Beqaj, e cila përmes artit përcjell një thirrje mbi heshtjen dhe ndjeshmërinë njerëzore.

Kjo qendër e re pritet të shndërrohet në një pikë të rëndësishme për promovimin e artistëve vendorë e ndërkombëtarë duke ofruar një hapësirë për ekspozita, performanca dhe projekte kulturore që pasurojnë jetën artistike të Prishtinës. /Kosova.info/

Go to TOP