Ndërron jetë mjeku dhe spikeri i njohur kosovar, Faik Hima

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Prof. Dr. Sc. Faik Hima, profesor i mjekësisë dhe një nga spikerët e parë të Radio Televizionit të Prishtinës (RTP).

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Fisnik Hima, përmes një postimi në rrjete sociale.

Përveç si mjek dhe profesor i mjekësisë, Faik Hima u bë i njohur si një ndër folësit e televizivë të RTP-së bashkë me bashkëshorten e tij, Vera Himën.


Go to TOP