Ramadani: Nuk do të ketë Qeveri të re në vitin 2025, Kosova po shkon drejt kolapsit
Analisti politik, Burim Ramadani, ka deklaruar se Kosova po përballet me një situatë të rëndë politike dhe institucionale, e cila sipas tij, rrezikon të çojë vendin drejt kolapsit.
“Nuk do të ketë Qeveri të re në vitin 2025! Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore, jo vetëm për zgjedhjet lokale, por edhe për ato të përgjithshme që, siç duket, do të mbahen pas kolapsit të shtetit që po duan ta shkaktojnë,” ka thënë Ramadani.
Ai ka paralajmëruar se bllokada politike në vend po prodhon pasoja serioze: “Kosova po rrezikon kolaps institucional dhe financiar, të cilat mund të reflektohen edhe në sigurinë kombëtare.”
Sipas tij, situata e krijuar është pasojë e formulës aktuale të funksionimit të institucioneve: “Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament. Ky është realiteti që po e çon vendin drejt një krize të thellë.” /Kosova.info/
