Zvicra shënon edhe golin e tretë
Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Zvicra ka thelluar epërsinë në 3-0 ndaj Kosovës.
Në minutën e tridhjetë e nëntë, Silvan Widmer ka shënuar pas një asistimi nga Fabian Rieder.
Mbrojtësi zviceran është gjetur në vendin e duhur brenda zonës dhe ka realizuar me një goditje të ulët në mes të portës.
