Memli Krasniqi kujton Nënë Terezën në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar Nënë Terezën në 28-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, shkruan Kosova.info.
Në një postim në Facebook, ai tha se me përkushtim të palodhur, dashuri të thellë dhe vetësakrificë të rrallë, Nënë Tereza u kujdes për mijëra fëmijë, të sëmurë, të varfër e të braktisur në çdo cep të botës, pa kërkuar asnjëherë lavdi.
Krasniqi shtoi se ajo duhet të mbetet frymëzim për të rinjtë që ëndërrojnë të bëjnë ndryshim, për nënat që sakrifikojnë çdo ditë për fëmijët e tyre, për mësuesit e mjekët që japin nga vetja pa kursim, për të moshuarit që mësojnë me urtësi dhe për çdo njeri që beson se dashuria dhe shërbimi ndaj tjetrit janë forca më e madhe e jetës.
