Seanca nis me një minutë heshtje për Ilmi Ramadanin
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka nis me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së atdhetarit dhe veprimtarit Ilmi Ramadani, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.
Ilmi Ramadani u dallua për përkushtimin e tij të palodhur, guximin dhe përkushtimin ndaj vlerave të lirisë dhe drejtësisë.
Ai mbetet një figurë e respektuar mes bashkëveprimtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër. Ai ishte bashkëveprimtar i Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.
Në komunën e Gjilan në nderim të jetës dhe veprës së tij për gjatë ditës së enjte kur edhe ishte ceremonia e varrimit u bënë homazhe, si dhe u mbajt mbledhje komemorative.
Telegrame ngushëllimi për Ilmiun dërguan edhe bashkëveprimtarët e Ilmiut, ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Tutje kryetari i kuvendit, Dimal Basha foli për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, duke kërkuar me vendosmëri ndëshkimin e përgjegjësve për këto krime.
Ai i bëri thirrje shtetit serb që të përmbushë zotimet ndërkombëtare, duke treguar vendndodhjen e personave të zhdukur dhe duke hapur arkivat shtetërore në bashkëpunim me komisionin e përbashkët për personat e zhdukur, në mënyrë që të mundësohet identifikimi dhe kthimi i tyre tek familjarët.
