Limaj: Basha fyeu, ofendoi, rrënoi, shtrembëroi, akuzoi vendin e vet
Shkrimi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), bashkautor i të cilit ishte kreu i Kuvendit, Dimal Basha, ka nxitur edhe reagimin e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Më vjen keq, shumë më vjen keq, që një shqiptar, për ta publikuar një shkrim, një punim shkencor, vetëm për ta publikuar, për ta mundësuar publikimin e një punimi shkencor, ka fyer, ka ofenduar, ka rrënuar, ka shtrembëruar, ka akuzuar vendin e vet, kombin e vet, për ta botuar një artikull gjoja shkencor, për t’i shërbyer atij vetë personalisht”, ka thënë Limaj para gazetarëve, të enjten.
“Kjo është shumë serioze”, është shprehur Limaj.
