I dënuari nga gjykata, arrestohet e dërgohet në vuajtje dënimi

Një 45 vjeçar është vënë në pranga sot nga njësitet e stacionit policor të Fushë Kosovës, pasi i njëjti ishte i dënuar për dy vepra penale, “Vjedhje të rëndë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Policia ka bërë të ditur se ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vite e 20 ditë burgim.

“Personi i arrestuar B.S, mashkull,  45 vjeçar, bazuar në urdhëresa, është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vite e 20 ditë burgim. Policia e rajonit të Prishtinës do të vazhdoj ndërmarrjen e  veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si  autor të veprave penale”, thuhet në njoftim.


Go to TOP