Krasniqi: Liburni po përdor Dimalin si justifikim, arsyet e largimit lidhen me raportet e ngrira me Albinin

Gazetari Besnik Krasniqi ka komentuar dorëheqjen e Liburn Aliut duke thënë se vendimi i tij nuk lidhet drejtpërdrejt me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, por se kjo po përdoret si justifikim publik.

Sipas Krasniqit, arsyet e largimit të Aliut duhen kërkuar te raportet e ngrira prej kohësh me kryeministrin Albin Kurti. “Liburnin e kam ditë për njeri më të sinqert. E vërteta është që ai nuk po dorëhiqet sot shkaku i Dimalit, por po e përdor Dimalin si justifikim për ta kumtu largimin shkaku i raporteve që moti i ka ngrirë me Albinin”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se Aliu duhet të tregojë publikisht se pse nuk ka kandiduar apo nuk është kandiduar për deputet, pse si ministër ka pasur më pak ndikim se një zëvendësministër dhe përse i ka prishur raportet me kryeministrin.

Krasniqi e konsideron këtë moment si rast ku Aliu duhet të shpalosë të vërtetat e tij politike, në vend që të mbulojë arsyet reale me situatën e krijuar në Kuvend. /Kosova.info/

Go to TOP