Radhën e kanë nënkryetarët nga pakicat

Elbert Krasniqi i ka propozuar me rotacion tre kandidatë për nënkryetar nga pakicat joserbe: Emilija Rexhepin, Fidan Jillta dhe Artan Asllani.

Igor Simiq nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e ka propozuar për nënkryetar Sllavko Simiqin si nënkryetar nga pakica serbe.

Kryetari i Partisë Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, e propozoi veten për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës dhe nuk u pajtua me propozimin e Listës Serbe.

Në mungesë të konsensusit, kryetari Basha ka kërkuar ndarjen e votimit të dy pozitat e nënkryetarëve veç e veç.


Go to TOP