Kurti: Kosova mbështet sovranitetin e Ukrainës
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar sot Ukrainën me rastin e Ditës Kombëtare, duke riafirmuar angazhimin e vendit tonë për mbështetjen e pavarësisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit ukrainas.
“Sot, me rastin e Ditës Kombëtare të Ukrainës, riafirmojmë angazhimin tonë për të mbështetur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit të saj, si dhe përpjekjet e aleatëve tanë për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Përmes sanksioneve dhe duke pritur qytetarët ukrainas në Kosovë, ne kemi qëndruar pranë Ukrainës dhe popullit të saj të guximshëm kundër agresionit të Rusisë, dhe vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar kundër luftës dhe në mbështetje të paqes në këtë vend”, ka shkruar Kurti në platformën X. /Kosova.info/
Today, on Ukraine’s National Day, we reaffirm our commitment to supporting its independence, territorial integrity and state sovereignty, as well as the efforts of our allies in achieving a just and lasting peace. Through sanctions and by hosting Ukrainians in Kosova, we have…
— Albin Kurti (@albinkurti) August 24, 2025
