Krasniqi: Dimal Basha përfaqëson toksicitetin dhe injorancën tonë kolektive – atë që e meritojmë

Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi ka reaguar pas përmendjes së emrit të deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, si kandidat për kryetar të Kuvendit duke e cilësuar atë pasqyrë të gjendjes shoqërore në vend.

Krasniqi tha se posti i kryetarit të Kuvendit bart edhe funksionin e ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës duke e bërë pozitën edhe më të rëndësishme.

“Dimal Basha, nëse bëhet kryetar Kuvendi, bëhet edhe ushtrues detyre i presidentit. Dimali e përfaqëson realisht toksicitetin dhe injorancën tonë kolektive. Bile me siguri del më mirë se sa mesatarja e toksicitetit dhe injorancës që mbretëron në shoqërinë tonë”, shkroi Krasniqi.

Ai shtoi se, sipas tij, një figurë si Basha është pasqyrim i asaj që vetë shoqëria ka prodhuar.

“Dimalin e meritojmë”, përfundoi Krasniqi. /Kosova.info/

Go to TOP