Debutim i hidhur për Rashfordin në La Liga

Marcus Rashford nuk e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e tij në La Liga.

Sulmuesi anglez debutoi për Barcelonën në udhëtim ndaj Levantes, por u largua nga fusha që në pushimin mes pjesëve, duke lënë vendin për Raphinha-n.

Trajneri i katalanasve, Hansi Flick, pas ndeshjes që përfundoi me fitoren 3-2 për Barcelonën, shpjegoi vendimin e tij për ta zëvendësuar 27-vjeçarin.

“Marcus kishte disa shanse në pjesën e parë dhe tregoi se mund të na ndihmojë. Në pjesën e dytë na u desh që të ndryshonim disa gjëra në fushë dhe për këtë motiv vendosëm të aktivizonim Raphinha-n në krah. Mendoj se duhet të merrnim disa vendime të drejta”, tha Flick.

Pavarësisht fillimit të vështirë, Rashford pritet të ketë rolin e tij në sulmin e Barcelonës gjatë sezonit, teksa tifozët blaugrana mbeten në pritje të golave nga përforcimi më i bujshëm i kësaj verë.

Një debutim për t’u harruar, por me shumë ndeshje përpara për të provuar veten në “Camp Nou”.

Go to TOP