​Gërvalla flet për mospjesëmarrjen e Selimit në votim

E pyetur lidhur me mospjesëmarrjen e Shqipe Selimit në votim kur u propozua emri i saj për kryetare të Kuvendit, Gërvalla tha se është vendim i Selimit dhe nuk ka arsye ta komentoi atë vendim.

Gërvalla: Nuk kam asnjë arsye dhe të drejtë ta komentoj vendim i saj

“Ne kemi pas një diskutim në grup parlamentar si çdo herë para çdo vendimi që marr nuk ka pas debat rreth kandidimit tim, zonja Selimi i merr vendimet e saja ajo nuk ka marr pjesë në votim në dallim nga disa të tjerë tek të cilët është pritur se nuk mund të votojnë dhe të bashkohen me Listën Serbe dhe me PDK për të votuar kundër personit tim megjithatë ai është vendim personal i zonjës Selimi. Nuk kam asnjë arsye dhe të drejtë ta komentoj”, tha ai.

Gërvalla tha se djali i Xhemajl Mustafës, nipi i Tahir Zemajt e dy komandantët e Koshares u bënë bashkë me PDK-në dhe Listën Serbe dhe votuan kundër saj.

Gëvalla: Mustafa, Zemaj, Hadergjonaj dhe Quni u bënë bashkë me PDK dhe Listën Serbe

“Imagjinoni aty në Kuvend janë të ulur djali i Xhemajl Mustafës, Besian Mustafa, nipi i Tahir Zemaj, Armend Zemaj janë ulur dy komandantët e Koshares Fadil Hadergjonaj dhe Anton Çuni dhe këta të katërt janë bërë bashkë me PDK edhe me Listën Serbe për të votuar kundër Donika Gërvallës”, tha ajo.

Krejt në fund të kësaj konference, Gërvalla theksoi se nuk u frikësohen zgjedhjeve.

Gërvalla: Ne nuk frikësohemi zgjedhjeve, ne jemi të përgatitur

“Ne nuk frikësohemi zgjedhjeve, ne jemi të përgatitur edhe për zgjedhje por ne mendojmës e nuk do të duhej ta qonim qytetarin në kohë që jemi para zgjedhjeve komunale”, tha ajo. 


Go to TOP