Haxhiu: Opozita po dëshiron ta kthejë situatën para 14 shkurtit të vitit 2021

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se partitë kundërshtare dëshirojnë ta kthejnë situatën para 14 shkurtit të vitit 2021, kur qeveria Kurti nuk ishte në pushtet.

Pas dështimit të seancës konstituive sot, Haxhiut para mediave tha se opozita po bënë çmos për ta penguar konstituimin e kuvendit.

Siç tha Haxhiu, nuk është çështja te propozimi i emrit, porse partitë opozitare nuk dëshirojnë qeverinë Kurti 3.

Haxhiu: Opozita po dëshiron ta kthejë situatën para 14 shkurtit të vitit 2021

“Në çfarëdo seancë që thirrej ata vinin në seancë, nuk votonin. Kur dilnin në deklarim për media thonin ‘Vetëvendosje, Albin Kurti po e mbanë peng kuvendin për një emër, Albulena Haxhiu’. Sikur në seancën e kaluar, edhe sot, edhe në seancat e ardhshme do të bindeni se nuk është çështje nuk është te një emër. Opozita po dëshiron ta kthejë situatën para 14 shkurtit të vitit 2021 dhe jo që të vazhdojë qeverisja e mirë pas vitit 2021 e tutje, jo që të vazhdojë qeveria Kurti 3. Ata po bëjnë çmos për të penguar konstituimin e Kuvendit“, tha Haxhiu.

Sot dështoi për të disatën herë seanca konstituive për zgjedhjen e kryeparlamentarit. LVV-ja propozoi për kryetar të kuvendit, ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transefereve, Hekuran Murati. Por, i njëjti nuk arriti votat e mjaftueshme. 


Go to TOP