Mesazhi prekës i gazetares së RTK-së drejtuar Kurtit: Unë me kimioterapi prodhova 300 lajme, ju paguheni për mos punë
Nep Qorraj, e cila punon në RTK dhe po përballet me një sëmundje të rëndë, në një reagim prekës, ku thotë se me gjithë trajtimin me kimioterapi, për gjashtë muaj nuk e ka ndërprerë kurrë punën, përveç në ditën e trajtimit.
“Kryeministër, për 6 muaj trajtim me kimioterapi, punën nuk e kam ndërprerë për asnjë moment, pos në ditën e kimios”, shkruan ajo.
“Po gjatë kësaj periudhe, Ju nuk keni arritur të bëni asnjë nga punët me të cilat obligoheni, pasi keni fituar votën e qytetarëve’, vazhdon mesazhin e saj, znj.Qorraj.
Ajo thotë se në raportin mujor, ka dalë me +300 lajme të prodhuara, ndërkohë i thotë Kurtit, se ‘si ka mundësi që ai paguhet për mos punë’ ndërkaq ajo dhe kolegët e saj nuk paguhen për punën që bëjnë.
“Nëse raporti mujor i punës më del me +300 lajme të prodhura në gjendjen që jam, ndërsa i juaji ka ngelur në vend numero, atëherë si ka mundësi që ju vazhdoni të paguheni për mos punë, ndërsa unë e kolegët e mi NUK paguhemi, edhe pse punojmë?!”, shkruan Qorraj. /Kosova.info/
