Kryeziu i reagon Tahirit

Ndaj deklarimeve të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu theksoi  se ai sot në një konferencë për media, ndonëse deputet, me vetëdije të plotë iu bashkua fushatës së rrjeteve sociale përmes së cilës synohet njollosja e kryeministrit në detyrë dhe Qeverisë Kurti, dhe lidhja e saj me dorasin Mefail Shkodra përmes një fotografie.

“Deputeti Tahiri mashtroi publikisht kur tha se ajo fotografi ishte shkrepur në një pritje shtetërore të organizuar nga Qeveria e Kosovës, edhe pse e di që ajo ngjarje është në fakt, pritje e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në shënimin e 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. E di, sepse vetë ka qenë i ftuar dhe i pranishëm në po atë ngjarje të vitit 2022, sikurse dëshmon fotografia më poshtë. E kur ai e thotë qëllimisht e publikisht të pavërtetën, atëherë nuk i mbetet besueshmëria për të thënë çkado tjetër”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP