Kryeziu sulmon Hasanin: Recidivist, puçist dhe improvizator në interpretimin e ligjit

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-kryetarit të kësaj gjykate, Enver Hasani, të cilin e ka quajtur “recidivist” dhe “puçist”. Reagimi i Kryeziut vjen pas komenteve të Hasanit, i cili kishte thënë se gjykatat mund të shtojnë fjalë në tekstin e normës juridike duke e plotësuar sipas nevojës.

Sipas Kryeziut, kjo qasje krijon një “epokë të republikave gjyqësore”, ku parlamentet mbeten thjesht iniciuese të ligjeve, ndërsa gjykatat marrin rolin e plotësuesit dhe modifikuesit të tyre.

“Ah Enver, vërtet kam faj unë që kam heshtur, derisa ishim bashkë në Gjykatë Kushtetuese e nuk të kam demaskuar me kohë për puçistin dhe improvizatorin që je,” shkroi Kadri Kryeziu duke theksuar se interpretimi i tillë bie ndesh me parimet e ndarjes së pushteteve. /Kosova.info/


Go to TOP