Kajtazi: Deklaratat për Labanin, ose arrestim të menjëhershëm ose ndjekje penale për rrezikim të sigurisë

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka reaguar pas deklaratave publike të Presidentes së Kosovës dhe deputetes Albulena Haxhiu, të cilat akuzuan Radomir Labanin si agjent të shërbimeve inteligjente serbe.

Sipas tij, nëse ky pretendim mbështetet në fakte të verifikueshme, autoritetet kompetente kanë pasur detyrimin ligjor ta arrestonin menjëherë Labanin, para se të bënin deklarata publike.

Në të kundërtën, theksoi ai, nëse Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka qenë në proces të dokumentimit të këtij aktiviteti dhe operacioni është komprometuar nga dekonspirimi i Presidentes dhe deputetes, atëherë ato kanë konsumuar elementët e veprës penale të rrezikimit të sigurisë kombëtare dhe duhet të ndiqen penalisht.

Kajtazi shtoi se faktet e vetme të dokumentuara deri më tani lidhen me kontaktet e Mimoza Kusarit me Milan Radojiçiqin dhe pranimin e fondeve nga Serbia nga ana e Martin Berishës duke ironizuar se “harroi” të përmendte edhe takimin e Nexhmedin Spahiut me Marko Gjuriqin. /Kosova.info/


Go to TOP