Kiçmari: Vizitorëve në pavijonin e Kosovës u bëjnë përshtypje plisi, xhubleta
Brenda ditës pavijoni i Kosovës në Osaka po vizitohet nga mbi 10 000 vizitorë në ekspozitën Ndërkombëtare Osaka Expo 2025.
Këtë njoftim e ka dhënë ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, përmes rrjetit social ‘Facebook’.
Ai ka thënë se vizitorëve po u bëjnë përshtypje plisi, xhubleta, shkëmbi dhe suksesi i xhudisteve tona.
“Së bashku me kolegen Adea Keçmezi biseduam sot me disa nga vizitorët. Ata interesohen për historinë, gjeografinë, kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar. Sidomos po u bëjnë përshtypje plisi, xhubleta, shkëmbi dhe suksesi i xhudisteve tona.
Deri në tetor pavijoni ynë pritet të vizitohet nga qindra mijëra vizitorë. Gjate ditës kam vizituar edhe pavijonet e Gjermanisë, të Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe Ganës”, ka shkruar Kiçmari. /Kosova.info/
