Ballkani triumfon në `Fadil Vokrri`, mposht Shamrock

Ballkani e ka mposhtur Shamrock, me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë në kuadër të xhiros së tretë kualifikuese në Ligën e Evropës. Skuadra nga Suhareka, ka bërë paraqitje mjaft të mirë duke marrë një fitore tejet të rëndësishme në këtë garë evropiane.

Drita e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj FCSB-së. Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi Arb Manaj në minutën e 49-të. Ai u asistua nga Blerim Kransiqi.

Drita është duke bërë paraqitje fantastike në Rumani, pasi e ka mbyllur me epërsi (1-0) pjesën e parë përballë FCSB në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Veton Tusha ia doli të mposhte portierin e skuadrës rumune, për t’i dhënë epërsinë skuadrës gjilanase. Sunday Adetunji shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për Ballkanin, skuadër kjo e cila në bazë të rasteve të krijuara ka nundur të fitojë edhe më bundshëm. Ndeshja kthyese luhet pas një javë në Irlandë.

Go to TOP