Zëri i popullit ngritet fuqishëm – OVL-UÇK falënderon qytetarët për mbështetjen madhështore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar pas pjesëmarrjes së jashtëzakonshme të qytetarëve në tubimin e sotëm duke shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen masive dhe solidaritetin e treguar.
“Sot folët ju, qytetarë të zakonshëm me zemër të jashtëzakonshme. Jemi pa fjalë. Faleminderit për madhështinë tuaj!”, thuhet në reagimin e Këshillit Organizues të protestës.
Po ashtu, OVL-UÇK ka falënderuar edhe mediat që, sipas tyre, ndihmuan që “zëri i të paqes të dëgjohet kudo”.
“Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot,” përfundon reagimi, duke theksuar se kjo mbështetje është dëshmi e fuqisë së bashkimit përballë padrejtësive. /Kosova.info/
