Baker riafimon mbështetjen amerikane për KFOR-in dhe sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it gjeneral major Enrico Bardduani ka pritur sot në takim zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Mbrojtjes për politikën evropiane dhe NATO-s, David Baker.
Takimi ishte një mundësi për të ndarë vizione mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rrugën përpara për të mbështetur më mirë një angazhim të përtërirë politik për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, raporton KosovaPress.
Baker, i cili ndodhet për vizitë në Kosovë, riafirmoi angazhimin amerikan për misionin e KFOR, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Kujtojmë, zyrtari amerikan i Mbrojtjes sot pasdite do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci. /Kosova.info/
