Zjarri nga pakujdesia në Podujevë shkakton dëm prej 20 mijë euro
Një zjarr i dyshuar se është shkaktuar nga pakujdesia ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në Podujevë, ku një sipërfaqe prej 33 ari e mbjellë me fidanë pisha dekorative është përfshirë nga flakët.
Sipas ankuesit, një qytetar kosovar, zjarri ka shkatërruar fidanët me vlerë të përgjithshme rreth 20,000 euro. Rasti është raportuar në polici rreth orës 12:30, ndërsa njësitet relevante kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe për të nisur hetimet.
Në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me shkaqet e sakta dhe përgjegjësinë vazhdojnë.
