Skender Hyseni sulmon Abdixhikun: E solli në pushtet Kurtin e Osmanin, është pjesë e shtetrrënimit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-zyrtari i LDK-së, Skender Hyseni, ka kritikuar ndaj kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar se e solli në pushtet Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, kryeministrin në detyrë përkatësisht presidenten e Kosovës.

“Albin Kurtin dhe noteren e tij Vjosa Osmanin i solli në pushtet ky far Lumiri që i thotë vetes kryetar i LDK-së. Mos vajto ti çuni i LDK-së, por bëhu burrë, nëse je?! Dhe pranoje që je pjesë e shtetrrënimit, së bashku me miqtë e tu, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”, shkroi Hyseni në Facebook pasi dështoi përpjekja e 54-t për konstituim dhe nga nesër pritet të hyjë në fuqi vendimi i Kushtetueses për masë të përkohshme.

Ai shtoi gjithashtu një kritikë për kryesuesin e seancës Avni Dehari, duke e ironizuar me fjalët: “As këtë të mjerin Avni Dehari nuk e solli askush aty ku e vetmja gjë që di është të thotë: ‘Ndalja telefonin, asi mikrofonin…’”.

Vendimi i Kushtetueses pritet deri më 8 gusht – kur përfundon afati i masës së përkohshme që u ndalon deputetëve të marrin vendime. /Kosova.info/


Go to TOP