Manovër parlamentare: Si mund ta vendosë VV Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit pa votën e opozitës
Albert Krasniqi, njohës i zhvillimeve parlamentare, ka komentuar një skenar të mundshëm që do t’i mundësonte Lëvizjes Vetëvendosje (VV) të ruajë kontrollin mbi kryesimin e Kuvendit, pa hasur në pengesa të mëdha nga opozita.
Duke marrë parasysh që Glauk Konjufca është i pranueshëm për partitë opozitare si Kryetar i Kuvendit, Krasniqi sugjeron që VV mund ta propozojë atë për këtë pozitë, ndërsa Albulena Haxhiun si nënkryetare të Kuvendit – vendim ky që është në diskrecionin e plotë të grupeve parlamentare.
Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Konjufcës si Kryetar, ai mund ta autorizojë Haxhiun të ushtrojë detyrat e Kryetares. Më pas, duke dhënë dorëheqje nga posti, Haxhiu do të vazhdonte të drejtonte seancat në mënyrë të rregullt, sipas Rregullores së Kuvendit, e cila nuk përcakton një afat kohor për ushtrimin e detyrave nga një nënkryetar.
“Kështu edhe opozita fiton, duke mos e votuar Haxhiun drejtpërdrejt, ndërsa VV e mban efektivisht atë në krye të Kuvendit,” thotë Krasniqi me një shënim ironik: “Një fitore për të gjithë 😜”.
Ky skenar ngre pyetje për etikën institucionale dhe fleksibilitetin e rregulloreve parlamentare, por edhe për pragmatizmin politik që shfrytëzon dispozitat ligjore për të mbajtur pozitat kyçe në Kuvend. /Kosova.info/
