Enise Zijade në gjysmëfinale të EYOF Shkupi 2025

Xhudistja e talentuar nga Kosova, Enise Zijade, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Festivalin Evropian Olimpik për të Rinj (EYOF) që po mbahet në Shkup. Ajo është kualifikuar në gjysmëfinale në kategorinë deri në 57 kilogramë, pasi shënoi tri fitore të fuqishme ndaj kundërshtareve të saj.

Enise është tashmë vetëm një fitore larg sigurimit të medaljes së parë për Kosovën në këtë edicion të EYOF Shkupi 2025. Kjo paraqitje mbresëlënëse jo vetëm që ngjall shpresa për medalje, por edhe tregon përgatitjen dhe talentin e jashtëzakonshëm të sportistëve tanë të rinj.

Garat e xhudos po ndjeken nga afër nga drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), përfshirë presidentin Ismet Krasniqi dhe nënkryetarin Milaim Kelmendi. Pranë tyre është edhe kampionia e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi, njëherit anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, e cila po mbështet sportistët me përvojën dhe përkushtimin e saj.

Kosova është krenare me paraqitjen e Enises dhe i uron asaj fat dhe sukses në përballjen vendimtare.

Forca Enise! 🇽🇰🥋 /Kosova.info/


Go to TOP