Në rezidencën Rugova: Teuta Rugova i thotë “po” dashurisë-Rama kurorëzon vajzën e presidentit historik
Ish-deputetja dhe e bija e vetme e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teutë Rugova, është martuar zyrtarisht ditën e sotme.
Ajo ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Agron Gjeloshin – djalin e aktivistit të njohur, Nik Gjeloshi – në një ceremoni të veçantë familjare, e cila u mbajt në shtëpinë e familjes Rugova, të njohur ndryshe si “Rezidenca Rugova” në Prishtinë.
Lajmi është bërë publik nga kunata e saj, Blerta Kllokoqi Rugova, e cila ka ndarë disa fotografi nga ceremonia, ku çifti shfaqet i lumtur dhe i emocionuar.
