KQZ merr një vendim për ankesa gjatë regjistrimit të votuesve jashtë Kosove

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, pas fillimit të periudhës për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale, KQZ mori vendim për formimin e Komisionit për Kundërshtimin Administrativ.

Në rast të refuzimit të aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, te ky komision mund të parashtrohet kundërshtimi kundër njoftimit të KQZ-së.

Kundërshtimi administrativ mund të dërgohet përmes e-mailit, në: [email protected]. Çdo person, të cilit i refuzohet kundërshtimi administrativ, ka të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të KQZ-së për refuzim.

Go to TOP