“Një reflektim 15 vjet më pas”, ambasada e Kosovës në Hagë sjell një dokumentar për vendimin e GJND-së

Ambasada e Kosovës në Hagë ka publikuar në rrjete sociale një dokumentar në lidhje me vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës më 22 korrik 2010 kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Më 22 korrik 2010, GJND-ja arriti në përfundimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata theksoi se “e drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalim për shpalljet e pavarësisë”.

“Gjykata ka arritur në përfundimin më sipër se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008 nuk shkelte të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit apo kuadrin kushtetues”, deklaroi trupi gjykues.

15 vjet më vonë, ky dokumentar është kthyer në Hagë për të reflektuar mbi këtë moment ligjor, që cilësohet i rëndësishëm.

“Një çast që jo vetëm formësoi rrugëtimin e Kosovës, por gjithashtu pasuroi diskutimin global mbi vetëvendosjen dhe të drejtën ndërkombëtare”, pohon ambasada në dokumentarin e publikuar me rastin e shënimit të 15-vjetorit të vendimit. 

Go to TOP