​Klopp komenton blerjen rekorde të Liverpoolit

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, ka komentuar transferimin rekord të Florian Wirtz te “Reds”, duke e cilësuar mesfushorin si një talent të jashtëzakonshëm, por edhe si një “enigmë” në aspektin taktik për trajnerin e ri Arne Slot.

Liverpool pagoi 137.5 milionë euro për Wirtz, i cili sezonin e kaluar realizoi 16 gola dhe 15 asiste me Bayer Leverkusen. Megjithatë, Klopp tha për RTL/NTV se nuk është i qartë se në cilin pozicion Slot do ta përdorë saktësisht 21-vjeçarin gjerman.

Sipas analizave në Angli, Wirtz pritet të luajë si mesfushor qendror – pozicioni ku shkëlqeu te Leverkusen – por gjithashtu mund të aktivizohet si 9 i rremë, në krahun e majtë apo edhe më thellë në mesfushë.

“Kjo do të jetë absolutisht fantastike, jam i sigurt… Ata kanë nënshkruar me një talent të jashtëzakonshëm si Florian Wirtz. Liverpooli ia doli mbanë. Mezi pres ta shoh në fushë. Do të jetë fantastike”, tha Klopp.


Go to TOP