Jashari-Milan, negociatat marrin drejtim të papritur

Milan dhe Bruges, negociatat për Ardon Jasharin nuk tregojnë shenja se do të mbarojnë dhe tani lojtari kthehet në stërvitje me belgët.

Një operacion që ka ngecur prej kohësh, i cili, të paktën në planet e kuqezinjve, duhet ta sjellë zviceranin 22-vjeçar në Milano për të kompletuar mesfushën e Massimiliano Allegrit, e cila ka humbur Tijjani Reijnders dhe ka mirëpritur Samuele Ricci dhe Luka Modric, mbetet i bllokuar edhe më tutje.

Distanca midis palëve mbetet dhe Jashari është duke pritur, por ndërkohë ai është rikthyer në punë me klubin e tij.

Pasi mungoi në kampin stërvitor në Angli dhe në miqësoren kundër skuadrës polake Rakow javën e kaluar, një mungesë e dakordësuar me klubin, siç raportoi ‘Het Laatste Nieuws’ sot, Jashari u paraqit në Belfius Basecamp, qendrën stërvitore të Club Brugge, për të rifilluar stërvitjen.

Kjo ishte planifikuar fillimisht për dje, të hënën më 14 korrik, por është shtyrë për sot, të martën më 15 korrik.


Go to TOP