Ademaj për fëmijët: Pse babi i ndihmoi ‘hajnit’ që ta vrasë nënën
Në përfundim të dëshmisë së tij në seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe dy të akuzuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, vëllai i saj, Leonard Ademaj, tha se fëmijët e viktimës vazhdojnë të shfaqin shqetësime të thella për rolin e babait të tyre në ngjarjen tragjike
Ademaj ka theksuar se janë disa arsye që fëmijët më kanë thënë në lidhje me atë që nuk duan të bisedojnë me babin e tyre.
“Pse babi nuk e ndihmoi mamin, pse babi e la hajnin me ja ba mamës ‘bam’. Pse babi i ndihmoi hajnit që ta vrasë nënën dhe shumë të tjera që nuk po më kujtohen për momentin”, ka theksuar ai.
Ai ka deklaruar se ndonëse drejtësia nuk mund ta kthejë jetën e Liridonës, dënimi duhet të jetë maksimal për të qenë një mesazh i qartë për shoqërinë.
“Mesazhi i familjes sonë është i qartë. Dënimi nuk na kthen Liridonën, por të paktën le të jetë një shembull për të gjithë ata, të cilët tentojnë të bëjnë një krim të tillë. Duke marrë parasysh natyrën e viktimës, rrethanat kriminale, të cilat i kanë bërë, dënimi të jetë kapital, pasi që dënimin populli ia ka dhënë vetë”, ka deklaruar Ademaj para trupit gjykues.
Seancat e radhës për këtë rast u caktuan me 22 shtator dhe 6 tetor.
Gjykimi për rastin e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i saj
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, dëshmonë në seancën gjyqësore që po mbahet për këtë vrasje, për të cilën akuzohen Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj.
Ademaj ka treguar momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e motrës. Në gjykatë ai ka deklaruar se askush nuk i ka telefonuar për ngushëllime në natën kritike, as familja e Naim Murselit. Derisa shtoi se familja e tyre lajmin e ka marr nga babai i Kushtrim Kokallës.
“E ka thirrë gruan e parë të babit tim të cilën e ka motër. Gruaja e parë e babait tim është halla e Kushtrimit, ndërsa gruaja e dytë është nëna biologjike e jona”, ka thënë ai.
Leonardi foli për natën kritike kur Naim Murseli u morr në pytje nga policia, derisa ka thënë se prezent ishte edhe Kushtrim Kokalla.
“Në natën kritike unë isha duke punuar në lokal në fshatin tim. Diku rreth orës 10:00 mesnatë më ka telefonuar bashkëshortja dhe më ka thënë a dëgjove që e kanë vrarë Liridonen. Pasi në lokal kishte shumë njerëz nuk e kuptova mirë. Nuk ka vonuar thirrja e dytë dhe ka thënë eja se e kanë vrarë Liridonën, motrën tënde. Kur jam shkuar në shtëpi gjendja e prindërve ishte tejet e rëndë. Nuk dija se çka të bëja. E kam marr veturën, i kam marr edhe prindërit dhe jam nisur për spitalin “Isak Grezda” në Gjakovë. Gjatë rrugës lexoja në gazeta që Liridona është vrarë. Kur kam shkuar në spital ju kam thënë mjekëve a mund t’ju japin ndonjë qetësues a diçka prindërve se motra ka vdekur”, ka treguar ai në dëshmin e tij.
Leonard Ademaj, ka thënë se pasi prindërit e kanë marr trajtimin mjekësor kanë vazhduar për në Prishtinë me saktësisht në QKUK.
“Kur kemi shkuar në spital, kishte policë të shumtë, të cilëve ju drejtova me pyetje a mund të dijë në lidhje me rastin e Liridon Ademajt. Ata më thanë që duhet të shkosh në stacionin policor në Dragodan. Kur kam shkuar në polici, aty kishte zyrtarë policorë dhe njëri nga policët aty që ishte ua kumtoj lajmin për vdekjen e Liridonës prindërve. Gjendja ishte tepër e rendë. Pas pak minutash aty erdh edhe ambulanaca. Unë kam thënë ku janë fëmijët dhe Naimi. Më kanë thënë që është brenda. Së bashku me bashkëshorten kemi shkuar të fëmijët, takimi me ta ishte shumë prekës, ata ishin të frikësuar, të mërzitur për atë që kishin parë e dëgjuar”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ka pyetur se ku është Naimi, dhe ikanë thënë që është duke dhënë deklaratë.
“Pas diku një ore e gjysmë, Naimi ka dalë nga policia, ne fëmijët i kishim marr me veturë. Kur ka dalë Naimi nga policia aty ishte prezent edhe Kushtrim Kokalla. E kemi pyetur Naimin se çfarë ndodhi. Ai na tha që na ka dal një hajn, me armë, dhe na ka kërkuar të holla. Unë tha i kam nxjerr të hollat dhe i kam thënë edhe Liridonës jepi krejt çka ke. Liridona duke shikuar në çantë unë i kam hapur dyert dhe ju kam thënë fëmijëve ikni në gjuhën suedeze. Pasi kemi shkuar 4-5 metra tha e kam dëgjuar një krismë, por unë kam vazhduar të iku me fëmijët. Ka ardhur një veturë në drejtim tonë dhe ka dashur të na shkel mu dhe fëmijët kam kërkuar ndihmë në disa shtëpi, por që nuk na kanë dhënë ndihme”, ka rrëfyer Liridoni.
Gjatë dëshmisë, ai ka thënë se të nesërmen rreth orës 11, ka provuar të gjejë kontakt me Murslein, pasi që nuk e ka ditur se ku ndodhet.
“E kam thirr Valon Llukën, dhe me ka thënë merre numrin e shoferit me të cilin është Naimi dhe kontakto me të. Pasi që e kam thirr shoferin, ai më ka thënë që është në Swiss. Kur kemi shkuar në Swiss, na ka thanë që Naimi është në dhomë lart. Kur jemi shkuar në dhomë, ai ishte i shtrirë, kishte disa gjëra ushqimore në tavolinë, po ashtu kishte porositur edhe drekën. Nga habia kemi menduar që është i frikësuar. I kam thanë Naim a mundemi me shkuar në morg me pa Liridonën, me ka thënë jo nuk na lejohet. Më pas e kam thirr spitalin dhe ju kam thanë që jam vëllai i Liridona Ademajt dhe a mundem me ardhur me pa trupin, më kanë thanë po. Me mu erdhi edhe Naimi edhe shoferi i tij. Kur shkuam atje, mjeku na tha nëse keni problem mos hajdeni. Naimi në atë moment tha, kam problem me zemër dhe nuk e di se a mund ta përballoi. Djali i axhës insistoj që me ardhur Naimi me pa. Ka ardhur deri te dera, vetëm prej dere e ka shikuar, nuk ka hy brenda”, ka rrefyer Ademaj.
Ai ka thënë se fëmijët e motrës i ka takuar më vonë edhe në Suedi.
“Takimi me ta, ishte shumë prekës, pasi që fëmijët në prezencë te psikologëve më treguan, që kanë qenë në veturë, kur u vra Liridona. Fjalët e Diarit, janë këto ‘Hajni e ka fut dorën dhe ia ka ba mamit bam’, po ashtu tregojnë qartë se si Naim Murseli e mbajti për dore në momentin e fundit të vrasjes. Gjithashtu përditësimin e të dhënave të tyre, që e marr unë, janë po të këtij lloji. Nga momenti që kanë shkuar në Suedi, asnjëherë nuk kanë kërkuar takim me babin, asnjëherë fëmijët nuk kanë pranuar. Fotot të cilat i dërgojnë familjarët, janë së bashku Naimi me Liridonën, ata e shkëpusin me gërshërë Naimin nga fotoja”, ka theksuar Ademaj.
Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtes, Leonardi ka thënë se Liridona ka mbajtur dy punë, ndërsa për gjendjen financiare të Naimit nuk di. Por, ai ka deklaruar që nuk din as për posedim të patundshmërive të tij.
Duke u pergjigjur në pyetje të avokatit, Leonardi vazhdoi të deklarohet se nuk din se ku ka qëndruar Naimi gjatë pushimit.
Ka reaguar prokurorja lidhur me pytjet e mbrojtjes lidhur me çështjet financiare dhe të tjera.
Trupi gjykues vendosi me kundërshtimin e prokurorës, dhe terhoqi vërejtjen avokatit për mënyrën e parashtimit të pyetjeve.
Në vazhdën e pyetjeve Leonardi u përgjigj që nuk e ka parë Naimin me Granit Plavën dhe lidhur me motivin e ngjarjes deklaroi se nuk ka dëgjuar dicka tjetër perpos çfarë ka deklaruar.
Pytje për Leonardin ka parashtruar edhe Naim Murseli i akuzuar: A është ankuar përgjatë 12 viteve Liridona lidhur me raportin?
Vetëm disa muaj para se të ndodhte ngajrja e kishte prekur një aferë e Naimit po që ajo vet e kishte zgjidhur këtë punë me të dhe ‘ne nuk i kemi kundërshtuar veprimet e saj’.
Para nisjes së seancës, avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj, ka kërkuar nga gjykata që të konsultohet me të akuzuarin lidhur me shqyrtimin gjyqësor. Këtë kërkesë e ka aprovuar nga Gjykata.
Në seancën e shqyrtimit fillestar, por edhe në seancën e parë të shqyrtimit gjyqësor, Murseli ishte deklaruar i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.
