Haradinaj: Aleanca me SHBA-në është e përjetshme dhe e pathyeshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, si dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming.

Përmes një postimi, Haradinaj bëri të ditur se në këtë takim ka theksuar rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-së duke nënvizuar nevojën për thellimin e partneritetit në fushën e sigurisë.

“Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim të plotë në NATO, dhe mbështetja e SHBA-së është tepër e rëndësishme për këtë rrugë,” u shpreh Haradinaj.

Ai gjithashtu theksoi se aleanca me Shtetet e Bashkuara është “e përjetshme dhe e pathyeshme” dhe se përkushtimi i Kosovës është i palëkundur për ta forcuar këtë lidhje çdo ditë. /Kosova.info/


Go to TOP