Zjarr në tarracën e Administratës Komunale në Prizren

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, banorët e lagjes “Soziu” në Prizren kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë për një zjarr në objektin e Administratës lokale.

Sipas burimeve të para, zjarri dyshohet se ka shpërthyer në tarracën e ndërtesës, ku është përfshirë nga flakët një tavolinë. Reagimi i autoriteteve kompetente ka qenë i menjëhershëm, duke arritur të lokalizojnë zjarrin pa shkaktuar dëme të mëdha.

Zjarrfikësit kanë konfirmuar se situata është vënë nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për objektin apo banorët përreth. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet janë duke hetuar ngjarjen.


Go to TOP