Qeveria e Kosovës ndriçon ndërtesën me “Lulen e Srebrenicës” në nderim të viktimave të gjenocidit
Në shenjë përkujtimi dhe nderimi për viktimat e gjenocidit të kryer nga forcat serbe në Srebrenicë, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar mbrëmë me simbolin e “Lules së Srebrenicës”.
Kjo ngjarje simbolike u zhvillua në nderim të 8,372 viktimave të masakrës së korrikut 1995 – një prej krimeve më të rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, i njohur zyrtarisht si gjenocid.
Përmes këtij gjesti, institucionet e Kosovës rikonfirmojnë solidaritetin me familjet e viktimave dhe popullin e Bosnjës duke theksuar domosdoshmërinë për drejtësi, kujtesë historike dhe mosharresë. /Kosova.info/

