Enrique pasi eliminon Inter Miami-n e Messit: Ishim të shkëlqyer

Paris Saint-Germain vazhdon marshimin e tij në Kupën e Botës për Klube, duke dhuruar një tjetër spektakël futbollistik.

Në 1/8 e finales së kësaj garë, gjiganti francez eliminoi me lehtësi skuadrën e Inter Miami, që udhëhiqet nga Lionel Messi dhe Luis Suarez, me një fitore të thellë 4-0.

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri Luis Enrique u shpreh i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij.

“Mendoj se e nisëm ndeshjen pothuajse në mënyrë perfekte, krijuam shumë raste. Ishim të shkëlqyer në pjesën e parë”, deklaroi Enrique për “DAZN”.

Edhe pse në pjesën e dytë PSG uli ritmin, tekniku spanjoll theksoi rëndësinë e qasjes pozitive që treguan lojtarët.

“Në pjesën e dytë, kishim më pak energji, ishte ndryshe. Por jam i lumtur. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, mentalitetin e tyre, qëndrimin e tyre”, theksoi ai.

Go to TOP