E konfirmon Ancelotti: Neymar mbetet lojtar kyç për Brazilin
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, e ka konfirmuar se Neymar mbetet pjesë qendrore e projektit të tij për Kupën e Botës 2026, pavarësisht problemeve të vazhdueshme fizike.
“Neymar ka kohë të rikuperohet dhe duhet të përgatitet mirë. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Ancelotti për CONMEBOL.
33-vjeçari aktualisht luan me Santosin, ku është rikthyer këtë vit, por ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje me 3 gola dhe 3 asist për shkak të lëndimeve.
Neymar mungoi edhe në listën e fundit të kombëtares, por synon rikthimin në formë për të udhëhequr “Seleçaon” në vitin 2026.
Ndërkohë, Brazili është kualifikuar për Kupën e Botës falë barazimit në Ekuador dhe fitores ndaj Paraguait.
